Marrëveshja e sponsorizimit zyrtar midis skuadrës së verdhë-blu të futbollit të Elbasanit dhe Kürüm International u nënshkrua më 08/26/2008 në stadiumin "Ruzhdi Bizhuta" duke treguar se Kürüm do të jetë sponsorizuesi kryesor i skuadrës. Ceremonia u mbajt në praninë e Presidentit të SF të Elbasanit, Arben Laze, Kryetarit të Bashkisë së Elbasan, Qazim Sejdini dhe Manaxherit të Përgjithshëm të Kürüm International, Koray Zeytinoğlu.
Zoti Zeytinoğlu deklaroi se njerëzit e Elbasanit ndihmuan mjaft në pozitën që Kürüm arriti si një kompani, se është koha për të ripaguar mirënjohjen e tyre ndaj Elbasanit, se shpresojnë që ta çojnë skuadrën e futbollit të Elbasanit në kampionate dhe se ata jo vetëm do të jenë sponsorizuesi kryesor i skuadrës, por do ta mbështesin skuadrën me aq sa të kenë mundësi gjatë çdo ndeshjeje. Zoti Zeytinoğlu tha “Ne kemi qenë në Elbasan për një kohë të gjatë dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në Elbasan. Ne shpresojmë që Skuadra e Futbollit të Elbasanit do të jetë kampionia e ardhshme e Shqipërisë”
Presidenti i Skuadrës së Futbollit të Elbasanit, Arben Laze, tha se ata janë mirënjohës për mbështetjen financiare dhe morale të Kürüm dhe se do të bëjnë çka është e mundur për të patur rezultate të mira në këtë sezon.
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini deklaroi “Unë jam i lumtur që një kompani e fortë si Kürüm po mbështet skuadrën e futbollit të Elbasanit që nga fillimi i këtij sezoni.
Pjesëtarët nuk kanë dhënë ndonjë informacion në lidhje me shumën që sponsorizimi do të mbulojë.
26-27.08.2008 Top Channel TV
26-27.08.2008 Klan TV
26-27.08.2008 TVSH
26-27.08.2008 ALSAT TV
26-27.08.2008 Vizion + TV
27.08.2008 Metropol lajmet
27.08.2008 Sport Ekspres lajmet
27.08.2008 Panorama Sport lajmet
27.08.2008 Metropol Sport lajmet



