Kürüm Holding
 

Në një njoftim zyrtar të publikuar nga kompania Turke Kürüm...

Shtyp

Në një njoftim zyrtar të publikuar nga kompania Turke Kürüm, është raportuar se investimet serioze të bëra për të eliminuar problemin e ndotjes së mjedisit të krijuar nga prodhimi i hekur-çelikut në Elbasan, janë pothuajse në mbarim. Autoritetet vërtetojnë se ky projekt i një lloji të veçantë në Shqipëri, u bë në përputhje me standardet e BE-së. Investimet në këtë zonë filluan në vitin 2003 dhe kanë një vlerë prej 11 milion dollarësh.

Autoritet raportojnë se tashmë ata kanë arritur në nivelin e fundit dhe zbatimi i projektit drejtohet nga kompani inxhinjerike Turke dhe Italine të specializuara. Ata gjithashtu thanë se patën disa vështirësi në zbatim për shkak të vështirësive teknologjike dhe bënë forcim të mëtejshëm të ndërtesave.

Autoritetet raportuan se një nga faktorët më të rëndësishëm që shkakton ndotje është cilësia e mbeturinave dhe theksuan se mënyra e vetme për ta parandaluar ndotjen është ekzistenca e një fabrike përpunimi të mbeturinave.

Burimet

22.08.2008 Top Channel TV

24.08.2008 Klan TV

24.08.2008 Panorama lajmet (http:/www.panorama.com.al/index.php?id=18228)

25.08.2008 Gazeta Shqiptare

25.08.2008 REC Mjedisi Sot internet gazetesi ( Mjedisi Sot, Nr. 2418, dt. 25.08.2008?)