Kürüm Holding
 

Kurumi Dhe Mjedisi

Shtyp

Kurum Holding ka per qellim qe ne te gjithe vendet ku ushtron aktivitet prodhimi, te lere nje Mjedis te paster per brezat e ardhshme dhe per te rritur cilesine e jeteses se komunitetit me te cilin jetojme. 
 
Kurumi, prodhon produktet e çelikut qe jane nje pjese e pandare e jetes bashkekohore. Gjate ketij prodhimi, ka per qellim qe te jete i vetedijshem per pergjegjesine ndaj mjedisit dhe njerezimit, te lere nje Mjedis te paster per brezat e ardhshme dhe per te rritur cilesine e jeteses se komunitetit me te cilin jetojme dhe e pranon ate si nje pjese tradicionale te misionit dhe objektit te tij.

Parimet kryesore te Politikave te Kurumit per Mjedisin:

Te zbatoje teknologjite qe hedhin sa me pak mbeturina ne Mjedis,
Me perdorimin e lendes se pare ne menyre efektive dhe produktive, me qellimin per te ruajtur burimet natyrore, krijon mundesine per te rregulluar vazhdimisht,
Te zbatojne te gjithe ligjet dhe udhezimet ne lidhje me Mjedisin, dhe te jape kontributin e tij per te krijuar standarte ne lidhje me kete çeshtje
Te zgjeroje dhe te mbeshtese proçeset e riciklimit te lendes se pare dhe energjise, duke i ulur ne maksimum efektet negative ne Mjedis te hedhjeve qe dalin nga proçeset dhe mundesimin e perdorimit te tyre si input te lendes se pare ne proçeset e prodhimit te vet Kurumit, si dhe ne dege te tjera te industrise.
Ndjeshmeria e Kurum Holdingut per Mjedisin, ndahet dhe pervetesohet nga vete punonjesit e Kurumit ku punojne ne menyre te veçante per te qene shembull ne te gjithe shtetet dhe qytetet ku zhvillojme aktivitetin tone.

Duke vepruar me parimin per te ulur ne minimum dhe mundesisht per t'i hequr totalisht elementat qe mund te behen shkak per prishjen e ekuilibtir ekologjik, Grupi Kurum i jep prioritet perdorimit te teknologjive te cilat jane poshte standarteve nderkombetare per hedhjet, per kete ne te gjithe investimet qe jane sapo jane bere dhe ato do te behen ne impjantet ne Elbasan, Shqiperi dhe ne Gebze, Turqi perdoren sisteme qe permbajne teknologjite e fundit ne lidhje me Mjedisin.

Per linjen e shkrirjes se çeliqeve ne furrat elektrike me hark, derdhjen e biletave te çeliqeve ne Shqiperi eshte pergatitur raporti i Vleresimit te Ndikimit ne Mjedis (VNA), dhe ne aspektin e vleresimit te mjedisit i eshte paraqitur Ministrise se Mjedisit e cila e ka konfirmuar pershtatshmerine e tij.

Ne te gjitha investimet e ardhshme do te behet Vleresimi i Ndikimit ne Mjedis dhe meqe do te perdoren teknologjite e fundit, impjantet e reja te Grupit Kurum do te jene te cilesise ruajtese te mjedisit. Ne kete aspekt, ka fituar te drejten per te marre Dokumentin e Sistemit te Administrimit te Cilesise ISO 9001-2000 nga institucionet AQA dhe TÜV, si dhe Dokumentin e Pershtatshmerise se Produktit S: SH DIN 488 nga DPS (Drejtoria e Pergjithshme e Standarteve ne Shqiperi). Nderkohe vazhdojne punimet per te krijuar Sistemin e Administrimit te Mjedisit i cili perfshin 14001.

Me poshte jane paraqitur disa punime te rendesishme per amjentin qe jane bere gjate kesaj periudhe:

- Nga ARM Elbasan e varur kjo nga Ministria e Mjedisit rregullisht behet matja e perberesve te gazrave qe çlirohen ne oxhaket qe kerkojne aparate mates, sipas Udhezimeve te Kontrollit te Ndotjes se Ajrit.

- Ka mbaruar infrastruktura per fuqizimin e energjise aktuale te fabrikave dhe eshte ulur ne minimum konsumi i energjise elektrike.

- Me qellimin per te ulur mbetjet nga proçesi, ne aspektin e rendesise se dhene per riciklimin, mbetjet e fabrikse se petezimit, alkalina dergohet ne fabriken e prodhimit te ferrolidhjeve per t'u ricikliuar atje.

- Uji i konsumuar ne fabrikat e Grupit gjate prodhimit, ripastrohet ne sistemet perkatese dhe pastaj ne qark te mbyllur riperdoret ne prodhim.

- Ne fabrikat e grupit jane studiuar te gjithe sistemet e pluhur-kapjes dhe eshte pergatitur inventari tregues i gjendjes se tyre te fundit dhe veçorive te tyre, gjithashtu vazhdojne punimet per rritjen e kapacitetit te tyre. Ne kete kuader ka perfunduar sistemi i pluhur-kapjes ne furren elektrike me hark ne Tetor 2005.

- Kane perfunduar punimet e rregullimit te territorit per nje siperfaqe prej 22,500m 2. Jane mbjelle 500 fidane te ndryshem ne ambjentet ku ndodhen fabrikat tona.