Kürüm Holding
 

Kosovo E re

Shtyp

 

Shteti Kosove
Fusha e aktivitetitSiguracione
Numri te punesuarve 72

Shoqeria e Sigurimeve Kosova e Re e krijuar nga nje ortakeri midis Qeverise se Kosoves dhe Kurum Holding per ushtrimin e aktivitetit te sigurimeve, ze nje vend te rendesishem ne sektorin e sigurimeve ne Kosove. 
 
KÜRÜM IN KOSOVO

Kosova është baza e dytë e Kürüm Holding në Ballkan. Grupi drejton një biznes të sigurimit në këtë treg të vogël me një popullsi prej dy milionësh.

Dhjetë kompani janë aktivisht të përfshira në tregun e sigurimit në Kosovë dhe konkurenca po rritet.

KOSOVE E RE

Kosovo e Re u krijua nga Kürüm Holding në prill 2002 nën emrin Kosovo e Re Insurance Company S.A., duke ndjekur ortakërinë e formuar me kompanitë e sigurimit të drejtuara nga Qeveria e Kosovës. Kürüm Holding bleu të gjitha aksionet e mbetura në të njëjtin vit me kërkesë nga Qeveria e Kosovës.

Aktiviteti i tij kryesor është ajo që njihet si sigurim jo i jetës. Kompania është sipërmarrja më e vjetër në Kosovë. Përveç zyrave kryesore në Prishtinë, Kompania e cila ka shtatë zyra rajonale dhe mbi 100 agjensi, punon me vizionin e ndjekjes së çdo novacioni. Misioni i Kosovës së Re, nga ana tjetër, është që të ofrojë çdo novacion që gjendet në sektorin botëror të sigurimit njerëzve të Kosovës dhe të bëhet drejtues në treg. Kompania përqafon parimin e marrjes pjesë, qartësisë dhe përfshirjes së punonjësve në procesin e marrjes së vendimeve në bazë të vlerave të korporatës.

Kosova e Re marketon të gjitha llojet e produkteve të sigurimit, përveç sigurimit të jetës dhe të shëndetit. Produktet e saj përfshijnë sigurimin e zjarrit, motorit, përgjegjësi të detyrueshme, trafik dhe transportim. Për shkak të marrëdhënieve të ngushta të krijuara me kompanitë globale të sigurimit, avantazhi më i madh që Kompania ka mbi konkurentët e tij është mundësia për të siguruar shërbime më të gjera me kushte të përshtatsme. Marrëdhënia e formuar me lojtarët ndërkombëtarë i japin Kosovës së Re një avantazh të rëndësishëm në lidhje me paraqitjen e produkteve të reja në treg dhe çmimi merret parasysh. Një kapital i fortë, burime njerëzore me aftësi dhe shërbim i shpejtë janë advantazhet e tjera që Kompania gëzon.

KOSOVA E RE

VENDI KOSOVË

ZONA E AKTIVITETIT SIGURIMI

NUMRI I PUNONJËSVE 72

PROFILI I PUNOJËSVE 82% UNIVERSITET, 18% DIPLOMË SHKOLLE TË MESME

PRODHIMI PARËSOR 2007 6.518.054 DOLLARË

E pajisur me liçensën e marrë nga Administrata e Kombeve të Bashkuara, Kompania siguron mesatarisht 30.000 makina për vit. Pjesa e saj në sektorin e sigurimit ishte 15% në 2007. Kjo arritje e vë Kosovën e Re në vendin e tretë në këtë sektor.

Në tre vitet që vijnë, Kosovo e Re ka për qëllim që të rrisë pjesën e tregut vazhdimisht që të arrijë përkatësisht 16%, 18% dhe 20%, duke forcuar më shumë dominimin në treg. Në përputhje me këto qëllime, riorganizimi i manaxhimit, vendosja e agjensive të reja dhe hyrja në fushën e jetës dhe shëndetit, planifikohet pasi të jenë plotësuar studimet e nevojshme.

Kthimi total i cili ishte $ 5.949.933 në 2006, u rrit në $ 6.518.054 në 2007.