Kürüm Holding
 

Kürüm Durres Shipping Sh.a

Shtyp

Kürüm Durres është investimi i dytë më i rëndësishëm i bërë në Shqipëri nga Kürüm Holding. Kompania u formua që të plotësonte kërkesat për ndërtim anijesh dhe riparim të Shqipërisë dhe Rivierës Mesdhetare. Duke iu shtuar Grupit nën emrin Durres-Kürüm Shipping SH.A. me blerjen e Durrësit, i vetmi port detar në vend, ndërmarja ofron mundësi të pa masa në rajon për Kürüm Holding.

Kürüm Holding është pronar i 65% të aksioneve të portit detar, që gjendet në zemrën të portit të Durrësit, ylli i udhës Lindje-Perënsim Trans-Ballkan, burimi kryesor ekonomik i kooperimit për vendet e Ballkanit. Porti Detar i Durrësit shpërndahet në një zonë prej 120.000 m2 , 40.000 m2 e të cilës gjendet në ujë dhe 80 m 2 në tokë.

Përveç rëndësisë logjistike dhe strategjike të Kürüm Durres, me teknologjinë dhe mirëmbajtjen e përmirësuar vazhdimisht dhe sistemin e mbrojtjes, kompleksi jep shërbime mirëmbajtjeje dhe riparimi jo vetëm për anijet që lundrojnë nën flamurin Shqipëtar, por gjithashtu për anijet që lundrojnë me flamurin e shumë vendeve të huaja duke përfshirë Italinë dhe Greqinë. Porti detar gjithashtu ka disa avantazhe të caktuara prej këtyre teknologjive.

Kürüm Durres, një nga ndërmarjet më të rëndësishme pronë e Kürüm Holding, në të ardhmen e afërt, pasi të ketë përfunduar investimet e projektuara do të ketë mundësi që të sigurojë transportim dhe shërbime logjistike për vendet e rajonit, duke përfshirë Italinë, Greqinë dhe Montenegron. Për shkakt të kësaj pozite strategjike, pritet që kontributet e Grupit në këtë ndërmarje të rriten nga viti në vit.

DURRES-KÜRÜM SHIPPING SH. A.

VENDI SHQIPËRI

ZONA E AKTIVITETIT NDËRTIM ANIJESH, RIPARIM DHE PUNË NË PORTIN DETAR

NUMRI I PUNONJËSVE 78

PROFILI I PUNOJËSVE 16% NËPUNËS, 84% PUNËTORË

SHITJET 2007 MIRATIMET 1,13 MILIONË DOLLARË