| Shteti | Shqiperi |
| Fusha e aktivitetit | Hekur Ndertimi i petezuar ne te nxehte, gelqere, oksigjen |
| Numri i punetoreve | 871 |
| Kapaciteti | 550,000 ton/viti (Fabrika e Prodhimit te çeliqeve) |
Shqipëria shërben si baza e prodhimit për Holding në Ballkan. Aktivitetet e Kürüm Holding këtu janë të përqendruarA përgjithësisht në prodhimin e hekur-çelikut, gëlqeres dhe prodhimit të oksigjenit që kjo industri kërkon.
Aktualisht, Kürüm International është e vetmja kompani në Shqipëri që ka në përdorim një uzinë të hekur-çelikut. E ndërtuar në një zonë prej 430.490 m2 –dhe e pajisur me teknologji të përparuar, kjo uzinë e vë Kürüm Holding midis korporatave më të respektuara dhe të njohura industriale në Shqipëri. Me prodhimin e tij të standardit ndërkombëtar dhe imazhin e markës së besuar, Kompania e forcon statutin e saj vit pas viti.
Afërsia e Kürüm International me tregun dhe përparësitë logjistike, krijojnë mundësi pa fund për Kompaninë jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin. Pavarësisht nga ulja në taksën e doganës, veçanërisht kostoja e lartë për eksportin e produkteve të hekur-çelikut dhe disa avantazheve të fituara në koston e prodhimit e bën këtë investim në Shqipëri edhe më të rëndësishëm për Holding.
Strategjia e rritjes dhe zhvillimit të Kürüm Holding në Shqipëri mund të përshkruhet me anë të tre objektivave të dhënë më poshtë:
• Të ulë koston e prodhimit,
• Të rrisë dhe të krijojë larmi të produktit dhe shërbimit me cilësi,
• Të formojë sipërmarrje biznesi të qëndrueshme në rajon
Puna do të vazhdojë për t'i forcuar akoma dhe më tepër këto tre objektiva.
Në përputhje me prespektivën e caktuar strategjike, Kürüm International ka në një farë mase, konsoliduar pozicionin e tij në treg me anë të çmimeve të qëndrueshme, kooperimit të fortë me personelin e shitjes dhe sistemit të marketingut aktiv të shitjeve.
Në anën tjetër, Kürüm punon për ta forcuar imazhin e tij dhe gjithashtu vazhdon me projekte të përgjegjshëm të ndryshëm shoqëtorë.
KÜRÜM INTERNATIONAL
U themelua që të zhvillonte funksionet e Kürüm Holding në Shqipëri. Kürüm International plotësoi vitin e parë të aktivitetit duke hapur Uzinën e Prodhimit të Çelikut në Elbasan në 1999, në përputhje me Marrëveshjen e Privilegjeve të privatizimit të nënshkruar me Ministrinë e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit.
Kürüm International e ka forcuar vazhdimisht pozicionin e tij në tregun Shqipëtar. Duke i ofruar cilësi tregut të hekurit struktural në standardet e Evropës, Kompania i ka tejkaluar konkuruesit e saj në vitet e fundit, për shkak të produkteve të larmishme dhe të bollshme që ka krijuar me anë të investimeve.
Kürüm International ka një kapacitet prodhimi vjetor prej 550.000 tonësh për hekur struktural të petëzuar dhe 400.000 tone për çelik të lëngshëm në uzinën e shkrirjes dhe të petëzimit të ndërtuar në 78.918 m2 zonë të mbuluar dhe 208.632 m2 zonë e hapur. Duke patur mundësinë për t'i plotësuar kërkesat totale për produkte të një larmie të madhe të Shqipërisë vetëm për vetëm, këto uzina po përmirësohen çdo ditë me anë të investimeve në rinovim.
Duke blerë, me investimin e bërë në 2006, mundësinë për të prodhuar hekur profil në shkallën 60 mm deri 140 mm me një kapacitet 120.000 tonë, këto uzina i kanë dhënë Kürüm International një status pa rivalë në rajon. Fakti se jo vetëm në Shqipëri, por gjithashtu në një masë të madhe gjeografike rreth e qark vendit, nuk ekziston një uzinë e prodhimit të hekurit profil, i jep Kompanisë një mbizotërim të rëndësishëm për shkak të mundësive të mëdha eksportuese.
Kurum International e cila vazhdon aktivitetet e saj ne Shqiperi, ka fituar vecorine e rritjes dhe zgjerimit te saj si ne vendet e aferta gjeografikisht ashtu dhe ne tregjet e Ballkanit.
Kürüm International ka kapacitetin më të madh të prodhimit në Ballkan; ai e kthen hekurin e prodhuar në shkrirësit e tij në hekur struktural në seksionin e petëzimit të hekurit të kompleksit të uzinës. Ndërsa shumica e materialit të kërkuar nga impianti i shkrirësit gjendet në tregun e vendit, kapaciteti në rritje bën të nevojshme importime të copave nga jashtë.
Kürüm International realizon 78% të shitjevet të tij brenda Shqipërisë. Ky rendiment arrihet me anë të çmimeve të favorshme dhe me anë të nxitjes së cilësisë së Kürüm në çdo qytet. 80% e kërkesës totale të tregut të vendit plotësohet nga Kompania.
Pjesa rajonale e Kürüm International u rrit nga 20% në 2006 në 25% në 2007. Maqedonia, Kosova, Serbia dhe Italia kanë pjesën më të madhe të vendeve ku eksportohet produkti.
Kürüm International realizon prodhimin e tij në përputhje me Çertifikatën e Vlerësimit të Sistemit të Cilësisë dhe Çertifikatën e Përputhjes, TSE, DIN 488-BST 500 S dhe 420 S çertifikatat e përputhjes së cilësisë.
179.524 tone dhe 205.534 tone të prodhimit të bërë në uzinën e hekur-çelikut në 2005 dhe 2006, përkatësisht u rritën në 263.271 tone në 2007.
Kürüm International ka si objektiv përmirësimin e rendimentit dhe të cilësisë në periudhën e ardhshme me përhapje të mëtejshme të larmisë së madhe të produktit dhe mbrojtjen e mbizotërimit të tregun Shqipëtar duke forcuar edhe më shumë rregulloren e marketingut të orientuar drejt konsumatorëve.
DUKE BLERË, ME INVESTIMIN E BËRË MË 2006, MUNDËSINË PËR TË PRODHUAR HEKUR PROFIL NË SHKALLËN 60 MM DERI 140 MM NË KAPACITETIN 120.000 KËTO UZINA I KANË DHËNË KÜRÜM INTERNATIONAL NJË STATUS PA RIVALË NË RAJON .



