Kürüm Holding
 

Kürüm Demir Sanayi Dış Ticaret A.Ş.

Shtyp

 

Shteti Turqi
Fusha e aktivitetit
Prodhim hekur ndertimi te petezuar ne te nxehte, import dhe eksport prodhimesh çeliku
Numri i te punesuarve 221
Kapaciteti444,600 ton/viti



ME UZINËN E VENDOSUR KOHËT E FUNDIT, RRITJA E PARASHIKUAR U ARRIT BRENDA TRE MUAJVE TË FUNDIT DHE OBJKTIVAT PËR 2007 U ARRITËN SI NË LIDHJE ME KUSHTET E TONELATËS ASHTU DHE MIRATIMIT.
 
Kürüm Iron që u themelua në vitin 1975 dhe është kompania lokomotivë e Kürüm Holding u bë një kompani prodhuese dhe industriale midis kompanive më të mëdha në Turqi për shkak të aktiviteteve të saj të suksesshme për mbi 30 vjet.

Kürüm Iron qendra e kompanisë dhe uzina e petësimit t ë së cilës janë në Gebze, Kocaeli, 50 km larg nga Stambolli, prodhon hekur ndërtimi të sheshtë dhe të dellëzuar midis 8 mm – 10 mm dhe ngushtësi 12 m . Kürüm Iron q ë i vë më shumë rëndësi prodhimit t ë produkteve të holla 8 mm në tregun Turk t ë cil ët janë nga më të vështirët për t'u prodhuar në lidhje me kushtet ton/metër, krijoi një treg të mirë për veten e tij në sektor.

Gjatë vitit 2006, u ble toka prej 17 bin m 2 pranë uzinës në Gebze dhe kapaciteti i prodhimit vjetor të uzinës u rrit në 444.600 ton kur uzina shtesë filloi të punonte në vitin 2007.

Në qershor të 2007, uzina pati një rishqyrtim dhe brenda një periudhe të shkurtër kohe prej 4 muajsh, kapaciteti u dyfishua duke shkatërruar dhe rindërtuar krejtësisht uzinën. Edhe pse prodhimi u ndërpre gjatë kësaj periudhe, për shkakt të uzinës së re të ndërtuar, rritja e parashikuar në prodhim u arrit brenda 3 muajve të fundit të periudhës dhe objektivat e 2007 u arritën në lidhje me tonelatat dhe miratimet .

Duke patur një larmi më të madhe të produkteve me blerje të mallit dhe zgjerimi i diapazonit të shitjeve gjithashtu pati një kontribut në arritjen e objektivave të 2007. Për shkak të marrëdhënieve afat gjata të mira që janë vendosur me prodhuesit në vend , Kürüm Iron plotëson nevojën e tij afat të gjatë pa ndonjë problem.

Kürüm Iron siguron shërbime si për shitësit me shumicë ashtu dhe për konsumatorin përfundimtar. Shitjet direkt tek përdoruesi përfundimtar dallohen si një rregullore e shitjes. Në mënyrë që të përshpejtohen shërbimet e shitjeve dhe të jepet një shërbim më i mirë ndaj konsumatori përfundimtar, ngarkesat për në Trakë bëhen nga vendi i ruajtjes në İkitelli-Küçükçekmece që është pronë e Kompanisë dhe ngarkesat bëhen nga zona e uzinës në Anatolia.

Kompania që ka fuqi të çojë produkte në çdo cep të Turqisë, lëviz pa disktriminuar kundrejt ndonjë rajoni dhe arrin një ekzistencë të gjerë dhe të përhapur në treg. Kürüm Iron i kushton vëmendje rritjes së kënaqësisë së konsumatorit duke bërë shitje me shpërndarje me makinat e veta të transportimit. Përcaktimi i nevojave të konsumatorit ashtu siç duhet, mbartja me shpejtësi e materialit që transpotohet me investimet e bëra në vendin e parkimit të makinave dhe shërbimet me cilësi të lartë që siguron kompania, të gjitha e bëjnë Kürüm Iron një kompani që preferohet dhe ndiqet.

Sot, Kompania zë një vend të fortë në treg me një prodhim vjetor prej 444.600 tonë dhe shitje prej 391.785 tonë. Faktorët që e veçojnë Kürüm Iron nga konkurrentët e tij në industri dhe që e ndihmojnë atë janë si më poshtë:

• Përqendrim në produktet e mira të kërkuara dhe të gatshme për t'u shitur në treg,

• E pajisur me një filozofi të drejtuar drejt konsumatorit, me cilësi të lartë dhe vazhdimisht në shërbim, mundësi jo vetëm për të mbajtur cilësinë e produktit, por gjithashtu mundësi për t'iu përgjigjur shpejt kërkesave dhe detyrimeve.

• Shumë vite marrëdhëniesh me konsumatorin,

• Rrjet i madh shpërndarjeje dhe mundësi logjistike,

• Skuadër shitjeje me eksperiencë,

• Çmime konkurrente.

Për shkak të cilësive të tilla të larta, Kürüm Iron ishte në gjendje që të rriste prodhimin e tij nga 12% dhe shitjet nga 24% në 2007 në krakasim me vitin e mëparshëm. Në 2007, shitjet totale ishin $ 342,3 milionë. Kjo shifër tregon një rritje prej 63,7% në krahasim me vitin e mëparshëm. 77% e shitjeve të Kürüm janë shitje direkt nga prodhimi. Shitjet e bëra ndaj kompanisë motër në Shqipëri, Kürüm International, përbëjnë 12% të shitjeve totale.

Kürüm Iron e realizon procesin e prodhimit në përputhje me Çertifikatën e Aftësisë të Prodhimit TSE Nr: 34.14.01.3782 dhe Çertifikatën e Përputhjes së Produktit TSE 708 që i mban.

Kompania që ka një skuadër të re dhe dinamike, ka deklaruar objektivat për 2008 si më poshtë:

• Të shesë të gjitha të mirat e prodhuara,

• Të dyfishojë blerjen e mallrave të realizuar në 2007,

• Të renditet në 150 kompanitë e para të 500 korporatave industriale më të mira në Turqi,

• Të vërë në funksionim TEMKOR dhe sistemin e paketimit automatik, infrastruktura për të cilin u përgatit në 2007 dhe të vazhdojë prodhimin e të mirave të cilësisë së lartë,

• Të tejkalojë volumin e eksportit të 2007 dhe të forcojë më tej pozitën në treg,

• Të vazhdojë punën e drejtuar drejt konsumatorëve pa prishur cilësinë, duke zgjeruar rrjetin e shitjeve.

Kürüm Iron do të vazhdojë si më parë të përparojë në rrugën e tij që të bëhet një drejtues dhe markë në botë me anë të praktikave shembullore në sektor dhe me investime të mëtejshme.

KÜRÜM IRON, PAS 20 VITEVE TË SUKSESSHME, EVOLUOI NË POZITIN E TIJ AKTUALE, NJË KOMPANI PRODHUSE DHE INDUSTRIALE QË ZË NJË VEND MIDIS KOMPANIVE MË TË MËDHAJAVE NË TURQI.